• Për të paraqitur atomet dhe molekuat, përdoren simbolet dhe formulat kimike. Deri në fund të shekullit XVII, kimistët e ndryshëm posedonin simbolikën personale për shënimin e elementeve dhe komponimeve të njohura deri atëherë. Kjo shkaktonte konfuzion ose mokuptim në mes kimistëve të ndryshën, prandaj u shtrian si kërkesë për formimin e simbolikës së unifikuar, e cila vlenë për të gjithë kimistët.
      Në vitin 1803, kimisti suedez Berceliusi, propozoi që për shënimin e atomit të elementit kimik të përdoret shkronja e parë e emrit të pranuar të elementit në gjuhën latine. P.sh:
          Për Hidrogjenin –> HydroGenium “H”
          Për Oksigjenin   -> OxyGenium “O”
          Për Azotin           -> NitroGenium “N”
    Në qoftë se dy ose më tepër elemente fillojnë me shkrunjën e parë të njëjtë, atëherë Berceliusi propozoi që vetëm njëri prej tyre të shënohet me shkronjën e parë, kurse për elementet e tjera të shkruhet edhe shkronja e dytë, e theksuar nga emri latin. P.sh:  

    Sulfuri                                                     S
    Seleni                                                      Se
    Silici                                                         Si
    Skandiumi (Scandiumi)                     Sc
    Kallai (Stonum)                                    Sm
    Antinomi (Stibium)                             Sb                       etj.

  • Për të paraqitur molekulat e elementeve, p.sh., H2;    O2;    Cl2;   etj., ose molekulat e komponimeve, p.sh.,  H2SO4;   HNO3;   Na2CO3;   etj., përdorim formulat kimike.
  • Formulat Kimike paraqesinpërzierje të simboleve dhe numrave në raport të caktuar. Numrat që shënohen në të djathtë të simbolit kimik, quhen Indeks dhe paraqet numrin e atomeve të atij elementi në molekulë, kurse numri që shënohet para formulës kimike, quhet koeficient dhe paraqet numrin e molekulave.
  • Për të paraqitur formulën e një molekule në laborator, duhet të bëjmë analizën cilësore dhe sasiore, në të cilën përcaktohet lloji i atomeve dhe raportet sasiore të tyre në molekulë.
About these ads