Gjatë luftërave dhe pushtimeve të Napoleon Bonapartës, u bënë ndryshime të mëdha territoriale në Europë. Kongresi i Vjenës u mblodh në shtator 1814, kundër Napoleon Bonapartit, për t’i zgjidhur problemet e krijuara nga periutha 20-vjeçare e pushtimit të tij.

Në shtator 1815, fuqitë Europiane firmosën një marrëveshje të quajtur “Aleanca e Shenjtë”. Kjo aleancë ishte një pakt bashkëpunimi ndërmjet sheteve Europiane.

Në vitet 1820-1823, “Aleanca e Shenjtë” ndërhyri për të shtypur me dhunë lëvizjet revolucionare në Spanjë dhe në Itali. Pas rënies së Napoleon Bonapartës, shtetet më të fuqishme ishin: Anglia, Prusia, Rusia dhe Austria.

Tentimet e Kongresit të Vjenës:

  1. Të çrrënjoseshin idetë liberale
  2. Të riktheheshin familjet e vjetra mbretërore në fronet e tyre
  3. Të rindahej bota dhe fuqitë fituese të kishin përfitime sa më të mëdha
  4. Të vendosej një paqe e qëndrueshme.
About these ads