Me shekuj të tërë,
Ky popull ka luftuar,
Për të mbrojtur Tokat,
Nga armiqtë e përbetuar.

 

Për të treguar se,
Kërkojnë vetëm liri,
Për vendin e shenjtë,
Të quajtur ILIRI.

Vendosmëria Ilire,
Jehoi në botën mbarë,
Por disa popuj pushtues,
Vendosën këtu me ardhë.

Menduan se me ne,
Shumë të lehtë do t’a kenë,
Se këta njerëz, Sundimtarë,
Në Ballkan s’mund të jenë.

Vrisnin e prisnin,
Gra e fëmijë,
Këto gjëra të rënda,
Iliria s’mundi t’i përbijë.

Por Ilirët,
Trima të vërtetë,
Nisën kryengritjen,
Me shpatë e shigjetë.

Besueshmëria,
Si vëllai me vëllanë,
Për lirinë e at’dheut,
Shumë dëshmorë dhamë.

Emri u ndërrua,
Ndërsa kombi jo,
Monarkinë e refuzonin,
Republikës i thonin Po!

Përmendim Gjergj Kastriotin,
Një trim të Vërtet’,
Turqit osmanë,
I ndaloi për 25 vjet’.

Donin të merrnin,
Të shenjtën Arbëri,
Por menjëherë sprapseshin,
Se Gjergji u bënte kërdi.

Patriotët Shqipëtarë,
U lidhën besa-besë,
Përçarja fetare ndalohej,
Por jo zhvillimi i fesë.

Përpjekjet shqipëtare,
Gjithmonë pa mbarim,
Për një shtet të pavarur,
Për një Bashkim.

Turqit dhe Serbët,
I kish’ zënë tmerri,
Në telashe janë futur,
I kish’ zënë sherri.

Se Ismaili,
Po fundoste Perandorinë,
Më 1912, në Vlorë,
E SHPALLI PAVARËSINË.

Copyright © PRC 2010

 

Technorati Tags: