"O bir, a e lidhe kaulin?"

"Po, babë, e lidha…."

"A e shtrëngove mirë?"

"Po, po…"
   …."E shtrëngova qaq fort sa u k’put toja edhe hiki kauli.."

-"Qish bre hiki kauli?"
   …."Doria, a ish tu hangër?"

-"Jo, bab, hala s’kish ardh…"

-"Qu! Kllumi njer! Shko n’mal e lipi…"
…"Pa m’i gjet, mos um hajde n’stall!"

"Po babë…”

 

U nis djali i ri… 11 vjet e gjys i kish pas. Djal i ri, por trim… I kish math patiket Nike, që kur t’i del uki, mi ja ther teposht!
Edhe, ish bo aksham……. Heci dilli e mrrini hana….
…Ky frikacaku mrrini te vada…..  …kqyr përmas, sen su pake. Kqyr majtas, sen.. kqyr përpara, për pak me ra n’humnerë..
Kqyr djathtas, te dy kuajtë, Doria edhe Vranqi…
Ktij ju doke se dishka so ka shkon mar….
…u ul, u mshef mas çubave. edhe….
…i kqyrke kuajt, po s’guxojke me u afru.
…mas nja gjys dakiki, dishka ju kceti përmi, po ky s’e dijke çka ishte.. Po, u trishtu. U qu n’kam!
Kqyr… Doria edhe Vranqi ishin shtri përtokë..
K’tij ia marrke menja se çka osht..
..edhe s’guxojke me shku n’stallë, se ia kallxon baci qejfin.
…çka me bo, çka me bo….
Iu m’tek!

 

"Po, unë a i kam more <Najket> ? Po une jam i shpejtë! meromi breshkës ja shkoj!

 

U Afrue…
Ish natë, terr…   -Qysh bëjnë ato insektet natën, krriiu-krrau….
Kualt i kish myt uki….
Djali menoi:

 

“Erdhi çasti!”
  “UKI!”

 

Ngarej ngarej ngarej…  Edhe tu ngare, tu ngare.. ngarejke..
…mas mramti, zuni n’rraj t’mollës edhe ish urrxue!
..u que n’kam. Përpara i dul dishka si hije…
..i foli me nifar zani t’thellë edhe Kumbues!:

 

"Kuuush je ti.. që shkel në malin tim?"
"Kuuuuuush je ti… Që guxon të shfrytëzosh pronat e të frikshmit: shpirtit të Jamahanes?"

 

-"O.. mem fal….. Bbb…bbb… Baba uum ttthh -tha me ardh e me i lip kkkk-….kualt"

 

-"A e din se askush deri sot nuk ka guxuar të shkelë në malin tim?”
    “ASKUSH NUK E KISHTE GUXIMIN AS TË SHIKONTE KËTË VEND!"

 

Papritmas:

 

"Auuuuuuuuuuuuuuuuuuuuu!!!!!! Auuuuuuuuuuuu!!!!!”

 

Hija dukej si një burrë trupmadh.. …sytë i ndriçonin…
….sikur ia bëri djalit me shenjë të largohej, se ky që po ulëriste, nuk ishte as ujk, as qen, as Ari…"
Ishte ai përbindëshi… Që vetëm një njeri e kishte parë… -Babai i këtij djalit.
  Baci kishte qenë trim i vërtetë! Por të gjithë pleqtë e fshatit e ngacmonin…
     Kur një ditë, ky u nis i vetëm përpjetë malit.
……….. eci, e eci… Nuk ndaloi as te kroi, që ishte 30 dakika larg stallës së tij. …eci derisa u bë natë, dhe pa një dritë të fortë të kuqe…
Drita shkonte përpjetë dhe dukej se ishte mbas malit.
  Baci ishte pajisur:  …Patiket "Nike" jo, por e kishte marrë shpatën e shigjetën.
Përbindëshi i tmerrshëm e dinte se Baci ishte nisur t’a vriste… -dhe e priste me gëzim.
   Kaloi përrua e lumenjë, deri sa arriti te përbindëshi i pamëshirshëm.
Mendoi:

 

"Sot paska qenë mbrëmja e fundit që do t’a shoh birin tim dhe vëllezërit e mi."

 

Hidhte hapat njëri afër tjetrit sa për të fituar kohë.
  Përbindëshi kishte thënë:

 

"Ke bërë një gabim shuuuuuumë të rëndë që erdhe të më sfidosh." ….."dhe për këtë, unë… Si gjithmonë, nuk do të t’a fal."

 

Baci u tërbua shumë, nxori shpatën dhe tentoi t’ia ngulë mu pas qafës.
  Përbindëshi kishte lëkurë të fortë, sa që.. …shpata jo që u ngul, por u thye!"
    …Baci u tërhoq 3 hapa… Nxori harkun, përgatiti shigjetën…
Tap! -E lëshoi…    ..por as shigjeta gjë nuk i bëri.
   ….Radhën për të sulmuar e kishte Përbindëshi.
….ai nuk deshi të mundohej e të lodhej. ..thjesht iu afrua me shpejtësi dhe i kafshoi krahun e majtë…
      Baci vrapoi shpejtë prapa në stallë. …ky është shkaku që ai tashmë ka vetëm një krah.
— Hija e shikoi djalin në sy. ….e kuptoi që ishte frikacak, por i tha:

 

"Shko vrite ujkun!"

 

"Shka? Qish bre me vra une ni cop culle at uk t’madh?"

 

"Shko! -nëse do që të kthehesh prapë në stallën tënde, ku të pret ai trimi i vjetër e që nuk e ka respektuar askush asnjëherë!"

 

  Djali s’kishte ç’të bënte.
Mori një dru të drejtë që t’a përdorte si shtizë. …iu sul ujkut nga prapa.
..ujku ikte ndërsa njeriu gjuante ujkun… -për herë të parë ndonjëherë!
Ai ikte me shpejtësi, jo prej djalit, por vraponte që të shkonte sa më shpejtë në strehën e tij. ..por kishte humbur rrugën.
   …kishte mbetur buzë humnerës përpara, dhe djalin e kishte prapa, që hezitonte t’a gjuante ujkun.
Djali e vrau ujkun, u kthye tek ajo hija e zezë…

 

"Ke kryer punë të mirë, djalosh. Ai ujk më ka hapur shumë telashe."

 

"Falemineres,  hije e panjoftur."

 

-…."Dhe për këtë, unë të shndërroj ty në guximtar, trim, të paprekshëm, e të respektuar!"

 

-Dhe vërtetë e shndërroi!
Dhe, ai ujku që kishte vrarë djali, dikur kishte qenë ai përbindëshi i madh që i kishte sakatuar babën.

 

…"por nuk është kjo e gjitha, djalosh."

 

Kuajtë ia shëroi, babës ia ktheu krahun.

 

"Kualt e mi!!!! Dori! Vranq!" "Falemineres edhe ni her, hije e panjohur."

 

U kthye në stallë, ku e priste baba.

 

…."Bir, shum je vanue bre!"

 

"M’fal, babë, po i gjeta kualtë."

 

"E dij, bir. E dij, bir."

 

"Uki i kish vra, po ni hije e panjofshme i shno shi!!!"

 

"E dij, bir."   "Fal teje, tash e kam edhe krahin e majt’, bir."