• Reaksionet që ngjajnë në mes të substancave të ndryshme, i paraqesim me anë të ekuacioneve ose barazimeve kimike.
  • Në anën e majtë të barazimit shënohen substancat që hyjnë në reaksion, të cilat quhen reaktantë, kurse në anën e djathtë të ekuacionit kimit, shënohen substancat të cilat formohen, të cilat quhen produkte.
  • Në çdo barazim kimik, zbatohet ligji i ruatjes së masës, sipas të cilit, masa e tërësishme e substancës bashkëvepruese është e barabartë me masën e tërësishme e produkteve të fituara. P.sh.:
       -Gjatë nxehjes së Oksidit të zhivës, fitohet Zhiva metalike dhe Oksigjeni molekular.

    Ar(Hg) = 200;  Ar( O ) = 16;   Mr (O2) = 32

    Mr (HgO) = Ar (Hg) + Ar ( O ) = 200+16 = 216

    2HgO = 2Hg+O2

    2 mole = 2 mole + 1 mol

    2 • 216g = 2•200g + 32g

    432g = 400g + 32g

    432g = 432g