• Masa atomike relative paraqet numrin, i cili tregon për sa herë masa e atomit të ndonjë elementi kimik është më e madhe se 1/12 pjesë e atomit të izotopit të karbonit C12.
    1/12 pjesë e izotopit të karbonit C12 quhet Njësi e unifikuar e masës atomike.
  • Masat atomike relative janë përcaktuar në mënyrë eksperimentale për të gjitha atomet e elementeve kimike që gjenden në tabelën e sistemit periodik.

  • Masa molekulare relative paraqet numrin, i cili tregon për sa herë masa e molekulës është më e madhe se njësia atomike e masës.
  • Molekula është e përbërë nga dy, ose më tepër atome. Në mënyrë praktike, masa molekulare relative llogaritet duke i mbledhur masat atomike relative të elementit përbërës të molekulës së caktuar. PSH:

    Llogaritni masën molekulare relative të Acidit Sulfurik ( H2SO4 ), duke ditur nga sistemi periodik që masa atomike relative e Hidrogjenit ( H ) është   Ar( H ) = 1,01;    Ar( S ) = 32;   Ar( O ) = 16

    Mr ( H2SO4 ) = 2Ar ( H )  +  Ar ( S )  +  4 Ar ( O )
    Mr ( H2SO4 ) = (2 • 1,01)  +  32  +  (4 • 16)
    Mr ( H2SO4 ) = 2,02 + 32 + 64
    Mr ( H2SO4 ) = 98,02

  • Sasia e Substancës është madhësi fizike proporcionale me numrin e grimcave në substancën e caktuar. Njësia për matjen e sasisë të substancës quhet “Mol”.
  • 1 mol i substancës paraqet atë sasi, e cila përmban aq njësi elementare, sa ka atome në 12g të izotopit të karbonit C12. Ky numër i njësisë elementare në 1 mol të substancës, quhet “Numër i Avogadros” dhe ka vlerën 6,022 • 1023
  • Masa molare paraqet masën e një moli të substancës. Masa molare për atome është e barabartë me masën atomike relative, duke i shtiar njësinë g/mol, kurse masa molare për molekula është e barabartë me masën molekulare relative, duke i shtuar njësinë g/mol.

    M(atome)      = Ar(atome) • g/mol

    M(molekula) = Mr(molekula) • g/mol

  • Vëllimi molar paraqet vëllimin e një moli të çfarëdo gazi në kushte standarde:
    Temperatura:    T=0°C (273,15°K)
    Shtypja:              p=101325Pa = 101,325 kPa = 1 bar
                     …. – dhe ka vlerën 22,414 dm3/mol          (PS: 1 dm3 = 1 l)