•      Në njësinë e kaluar mësimore treguam që atomet janë të ndërtuar nga bërthama dhe mbështjellësi I atomit.
  •      Në mbështjellës të atomit gjenden elektronet të vendosura nëpër shtresa elektronike, në të cilat posedojnë energji konstante ose të pandryshueshme. Ndryshimi energjetik I atomeve bëhet vetëm në rastet e kalimit të elektroneve nga një shtresë elektronike ose nivel energjetik në shtresën tjetër. Për të kuptuar më mirë mënyrën e vendosjes së elektroneve nëpër shtresa elektronike, përdoren katër numra konstantë, që quhet NUMRA KUANTIKË, dhe janë:
  • Numri kuantik kryesor ose parësor që shënohet me ( m )
  • Numri kuantik sekondar ose dytësor që shënohet me ( l )
  • Numri kuantik magnetik që shënohet me ( mg )
  • Numri kuantik i spinit që shënohet me ( ms )

  • Numri kuantik kryesor ( m ) paraqet numrin e shtresave elektronike ose niveleve energjetike të elektroneve në atom. Gjithsej në atom ekzistojnë 7 shtresa elektronike, të cilat shënohen me shkronja të mëdha të shtypit:
     
    m =  1      2     3     4     5    6    7
               K      L    M    N     O    P   Q

Numri maksimal I elektroneve që mund të vendosen në një shtresë elektronike, përcaktohet me ekuacionin:

      N e°  =  2  ●  m²
m=1 K        N e° = 2 ● m²  =  2 ● 1²  =  2 Elektrone

m=2 L        N e° = 2 ● m²  =  2 ● 2²  =  8 Elektrone

m=3 M      N e° = 2 ● m²  =  2 ● 3²  =  18 Elektrone

  • Numri kuantik sekondar ( l ) paraqet numrin e nën’nivelve energjetike, ose formën e orbitales atomike.

  • Me orbitale atomike nënkuptojmë hapësirën rreth bërthamës, në të cilën probabiliteti ose gjasae gjetjes së elektroneve është maksimale, respektivisht hapësira në të cilën elektronet kalojnë mbi 95% të kohës.


  • Vlerat e Numrit kuantik sekondar përcaktohen nga Numri kuantik kryesor dhe gjenden nga  l=0, 1, 2… (m-1)


  • Për numrin kuantik sekondar l=0, orbitalja atomike shënohet me “ s “
    Për numrin kuantik sekondar l=1, orbitalja atomike shënohet me “ p “
    Për numrin kuantik sekondar l=2, orbitalja atomike shënohet me “ d “
    Për numrin kuantik sekondar l=3, orbitalja atomike shënohet me “ f “

    m=1K    ->  l = 0s   ;     m=2L   ->   l = 0s, l = 1 p    ;      m=3M   ->  l = 0 s, l = 1p, l = 2d


  • Numri kuantik magnetik ( ml ) paraqet numrin e nën’nën’niveleve energjetike, ose orientimin në hapësirë të orbitaleve atomike.


  • Vlerat e numrit kuantik magnetik përcaktohen nga Numri kuantik sekondar dhe shtrihen nga ml = –l, 0, +l ; kurse numri I vlerave të Numrit kuantik magnetik përcaktohet me ekuacionin  ml = 2 ● l +1
    l = 0s   ->  ml=2 ● l +1 = 2 ● 0 +1 = 1                  -> l=0
    l = 1p  ->  ml=2 ● l +1 = 2 ● 1 +1 = 3                  -> l=-1; l=0; l=1
    l = 2d  ->  ml=2 ● l +1 = 2 ● 2 +1 = 5                  -> l=-2; l=-1; l=0; l=1; l=2
    l = 3f   ->  ml=2 ● l +1 = 2 ● 3 +1 = 7                  -> l=-3; l=-2; l=-1; l=0; l=1; l=2; l=3


  • Numri kuantik I spinit (ms) paraqet rrotullimin e elektronit rreth boshtit të vet dhe posedon dy vlera: 1/2 dhe – 1/2 për çdo vlerë të numrit kuantik magnetik.


  • Në bazë të katër numrave kuantikë, përfundojmë që numri maksimal I elektroneve që vendosen nëpër orbitalet e veçanta atomike është:
         -Në orbitalen “ s “ vendosen më së shumti 2 elektrone
         -Në orbitalen “ p “ vendosen më së shumti 6 elektrone
         -Në orbitalen “ d “ vendosen më së shumti 10 elektrone
         -Në orbitalen “ f “ vendosen më së shumti 14 elektrone

Advertisements