• Radhitja e elektroneve nëpër shtresa elektronike sipar vlerave rritëse të energjive të tyre, quhet Konfiguracion Elektronik.
  • Mbushja e orbitaleve atomike me elektrone bëhet sipas parimit të qëndrueshmërisë, sipas të cilit së pari mbushet me elektrone orbitalja atomike me energjinë më të vogël, e pastaj në mënyrën e njëpasnjëshme mbushen orbitalet me energji më të madhe.
  • Për të shënuar konfiguracionin Elektronik të atomit të ndonjë elementi kimik, duhet të dimë numrin atomik të tij ( Z ), që paraqiste numrin e protoneve në bërthamë ose të elektroneve në mbështjellës; radhën e përgjithshme të orbitaleve atomike, sipas vlerave rritëse të energjive të tyre dhe numrin maksimal të elektroneve që mund të vendosen në orbitaled e veçanta atomike.

  • Rradhitja e përgjithshme e orbitaleve atomike sipas vlerave rritëse të energjive të tyre, paraqitet siç vijon:

    1s2 2s2 2p6 3s2 3p6 4s2 3d10 4p6 5s2 4d10 5p6 4d10 5p6 6s2 4f14 5d10 6p6 7s2 5f14 6d10 7p6

    Numrat 1, 2, 3, 4, 5, 6 dhe 7 paraqesin nivelet kryesore energjetike ose shtresat elektronike “K, L, M, N, O, P, Q” , që përcaktohen nga numri kuantik kryesor; simbolet s, p, d dhe f, paraqesin llojin e orbitaleve atomike, që përcaktohen nga numri kuantik sekondar, kurse vlerat eksponenciale 2, 6, 10 dhe 14  paraqesin numrin maksimal të elektroneve që mund të vendosen në orbitaled e veçanta atomike.

  • SH.1   Shënoni konfiguracionin elektronit të atomit të hidrogjenit, duke ditur nga sistemi periodik që numri atomik I tij është Z=1    
                    -> 1s1 (rritet energjia)

  • SH.2   Shënoni konfiguracionin elektronik të atomit të Heliumit, duke ditur nga sistemi periodik që numri atomik I tij është Z=2
                  -> 1s
    2

  • SH.3  Shënoni konfiguracionin elektronik të atomit të Litiumit, duke ditur nga sistemi periodik që numri atomik I tij është Z=3
                 -> 1s2 2s1      (sepse 2+1 = 3)

  • SH.4  Shënoni konfiguracionin elektronik të atomit të Beriliumit, duke ditur nga sistemi periodik që numri atomik I tij është Z=4
                -> 1s2 2s
    2

SH.5  Shënoni konfiguracionin elektronik të atomit të Borit, duke ditur nga sistemi periodik që numri atomik I tij është Z=5
            -> 1s2 2s2 2p

______________________________________________________________________________________________________________________________________