Në lakimin e parë hyjnë emrat e gjinisë femërore, tema e të cilave mbaron me –a. P.sh. Aquila.
Në lakimin e dytë hyjnë emrat e gjinisë mashkullore, që mbarojnë me –o dhe marrin mbaresën –us, –er, um.
Në lakimin e tretë hyjnë emrat që mbarojnë me bashkëtingllore, ose me zanoren –i.
Në lakimin e katërt hyjnë emrat që përfundojnë me –u;             dhe
Në lakimin e pestë hyjnë emrat që përfundojnë me –e.

Lakimi i parë në njëjës, duke kaluar nëpër rasa, merr këto mbaresa:
Nominativus: –a
Genetivus:      -ae
Dativus:          -ae
Accusativus:  -am
Vocativus:       -a
Ablantivus:     -a

P.sh: “domina”
Nominativus:     domina
Genetivus:          dominae
Dativus:              dominae
Accusativus:      dominam
Vocativus:          domina
Ablantivus:        domina