Me ndotje kuptojmë ndryshimin kualitativ dhe kuantitativ të veçorive fizike, kimike dhe biologjike të komponentëve kryesorë (siç janë: ajri, uji, toka) të ambientit jetësor, ndryshim i cili sjell drejt çregullimit të Ekosistemit (Oikos – Vendbanim).

Faktorët e ndotjes:

Tre faktorë themelorë kanë kontribuar në ndotjen me të shpejtë të ambientit jetësor:

  1. Shkalla gjithnjë e më e madhe e përfshirjes së begative natyrore në prodhimtarinë industriale dhe prodhimin gjithnjë e më i madh i komponimeve të ndryshme kimike.
  2. Rritja e shpejtë dhe e pakontrolluar e popullacionit të njeriut, sidomos atij urban.
  3. Përdorimi gjithnjë e më i madh i materieve sintetike, të cilat nuk mund të zbërthehen përmes rrugëve biologjike.

Klasifikimi i ndotësve:

Sipas natyrës, ndotësit mund të jenë kimikë dhe fizikë.
Ndotësit kimikë ndahen në Ndotës Inorganikë dhe Ndotës Organikë.

Ndotësit Fizikë ndahen në Ndotës të lëngët, Ndotës të ngurtë dhe Ndotës të gaztë.

Efektet e ndotjes:

Deri më tani janë regjistruar efekte të shumta të ndotjes së ambientit jetëros, duke filluar prej atyre globale, që kanë të bëjnë me ndryshimet klimatike, degradimin e llojeve të ndryshme në ekosostem, etj. Ndotësit e llojllojshëm të ambientit jetësor shkaktojnë te njeriu pos sëmundjeve akude (Sëmundje që zhvillohen vrullshëm) dhe kronike (Sëmundje të gjata, që zhvillohen ngadalë), edhe ndryshime në strukturën dhe funksionimin e materialit gjenetik, domethënë efektet gjenetikë të ndotjes shprehen edhe te pasardhësit.