Koncepti i fjalisë është koncept themelor në logjikën matematike. Me anë të fjalisë pohojmë ose deklarojmë diçka. P.sh:

“Deti Adriatik ndodhet në Azi.”

“Zogu fluturon.”

“Lepenci derdhet në Vardar.”

“Europa është shtet.”          ; etj.

Siç shohim, disa nga fjalitë janë të sakta, e disa të pasakta.
     Fjalitë që janë të sakta, quhen pohime.
         Gjykimet shënohen me shkronja të vogla të alfabetit (p, q, r, etj.)

Vlerat e saktë ( T ) dhe e pasaktë ( ┴ ) quhen vlera të saktësisë së gjykimeve.

P.sh:  p: Peshku jeton në mal. ( ┴ )

            q: Prishtina është kryeqytet i Kosovës. ( T )

Fjalitë, të cilave nuk mund t’iu konstatohet saktësia ose pasaktësia e tyre, nuk janë gjykime.

P.sh: A shkojmë në shkollë? ;    Sa është ora? ;    Trekëndëshi vallëzon.        -nuk janë gjykime.

Gjykimet e shënuara më lart, si:

“Peshku jeton në mal.” ;   “Prishtina është kryeqytet i Kosovës.” ;   “Deti Adriatik ndodhet në Azi.”        -janë gjykime elementare, ndërsa:

Sot është e enjte dhe është ditë me diell". ;
”Nesër do të jetë ditë e enjte dhe data 15.” ;    etj.   
-janë gjykime joelementare ose gjykime të përbëra.