Bangkoku, kryeqyteti i Tajlandës, është një qytet konstrastesh. Ndërtesat e larta të xhamit duken si në çdo qytet tjetër modern. Por prapa tyre, është një vend ku jeta nuk ka ndryshuar për më shumë se 100 vite – kanalet. E ndërtuar në vitin 1866 nga Mbreti i Tajlandës, këto kanale janë shtëpia e shumë tajlandezëve të cilët ende jetojnë dhe punojnë aty sot. Aty gjenden katër tregje lundruese përreth Bangkokut, dhe më i vjetri dhe më i njohuri është në qytetin Damonem Saduak.

Ky treg është i hapur çdo ditë prej orës 6:30 (në mëngjes). Më së mirë është të blihet herët dhe të lundrosh me TaksiVarkë (Pra, varkë taksi.) Pas orës 9 (në mëngjes), arrijnë autobusët me turistë, dhe ai vend është shumë i ngarkuar.

Është një vend i ngjyrshëm, i zhurmshëm dhe i mrekullueshëm. Gra të vjetra me kapela të mëdha ulen në varka të vogla, të mbushura me fryte tropikale dhe perime, lëng të freskët kokosi dhe me ushqim vendor. Nuk keni ngrënë mëngjes? Atëherë thjesht thirr një shitës për një tas me supë të nxehtë. Ai do t’a marrë atë nga shporeti në pjesën e prapme të varkës së tij!

Por, varkat nuk shesin vetëm ushqim. A do të doje një kapelë tradicionale? Një fustan mëndafshi? Një këmishë me lule? Atëherë vetëm thirr dhe bëj me gisht. Pas zhurmës dhe eksitimit nga tregu, vazhdoni nëpër kanal. Së shpejti do të shihni shtëpi nga druri, kopshte me dru dhe lule duke pluskuar në fshatërat rreth kanalit. Është një mënyrë e bukur e paqësore për të përfunduar udhëtimin tuaj.