Çdo të shtunë, në një qytet të vogël të quajtur (Ajsëll-Sër-La-Sorxh) në jug të Francës organizohet një treg mahnitës. (Ajsëll-Sër-La-Sorxhi) është sikur Venediku. Lumi Sorxh rrjedh nën rrugët e ngushta dhe nën shumë ura dhe në ditën e pazarit çdo rrugë dhe çdo urë mbushet me tezga. Që herët në mëngjes, ky qytet i vogël e i fjetur bëhet një vend i zhurmshëm e i ngarkuar, me shitës duke të thirrur në theksin melodik jugor.

Ju keni zgjedhje të shumta të ullinjve, qindra djathëra dhe pula rosto të shijshme. Por ky nuk është thjesht një pazar ushqimi. Shitësit e gjërave antike mbushin trotuaret me mobilje të vjetra e të bukura franceze, dhe aty ka tavolina të mbuluara me gajtanë (lidhëse) antike dhe me pëlhurë. Shitësit e luleve ju ftojnë të merrni nga tufat e tyre të luleve me ngjyrë të çelur. Ajri është i mbushur me aromë të sapunëve, të erëzave dhe të livandove; të gjitha këto të kultivuara në Provencë. A keni nevojë për një kapele dielli? A keni harruar peshqirin e plazhit? Zgjedhjet tuaja janë të pafundme.

Udhëtarët i mbushin çantat e tyre të shpinës me gjëra të shijshme për drekën e së Dielës: bukë ulliri, domate, proshutë, pjepër dhe sigurisht, një shishe vere vendore me ngjyrë roze. Në orën 1, gjithçka mbyllet dhe secili shkon në shtëpi. Pastaj, është koha për të gjetur një vend të freskët përreth lumit për një piknik perfekt në një ditë perfekte në Provencë.