Xhejms Bondi u kthye në hotelin e tij në mesnatë. Dritaret ishin të mbyllura dhe kondicioneri i ajrit (klima) ishte e ndezur. Bondi e fiku atë dhe hapi dritaren. Zemra e tij ende po e therrte atë në gjoksin e tij. Ai lehtësisht mori frymë, pastaj bëri dush dhe shkoi në shtrat.

Në orën 3:30 ai po ëndërronte një ëndërr jo të mirë, me tre burra me pallto të zeza me sy të kuq dhe me dhëmbë të bardha e të inatosura. Papritur, ai u zgjua. Dëgjoi. Ishte një zhurmë. Ajo po vinte nga dritarja. Dikush lëvizte prapa perdes. Xhejms Bondi mori revolen e tij nën jastëkun e tij, pa zhurmë u ngrit nga shtrati dhe u zvarrit ngadalë përreth murit drejt dritares. Dikush po merrte frymë fuqishëm prapa perdes. Bondi e tërhoqi perden me një lëvizje të shpejtë. Flokë të arta shëndritën nën dritën e hënës.

“Meri Gudnajt!” –mallkoi Bondi. “Çfarë dreqin po bëni këtu?”
”Shpejt, Xhejms! Më ndihmo të hyj!” –pëshpëriti Meri.

Bondi uli revolen e tij dhe u mundua t’a tërheqë atë nëpërmjet dritares së hapur. Në momentin e fundit, dritarja u përplas me një zhurmë si të një arme zjarri. Bondi mallkoi përsëri.

Meri Gudnajt pëshpëriti. “Më vjen tmerrësisht keq, Xhejms!”
”Sh! Sh!” –tha Bondi. Ai e udhëhoqi atë shpejt nëpër dhomë drejt banjos. Së pari, ai ndezi dritën, pastaj dushin. Ata u ulën së bashku anash vaskës.

Bondi pyeti përsëri: “Çfarë dreqin jeni duke bërë këtu? Çfarë ka ndodhur?”
“Xhejms, isha shumë e merakosur. Një mesazh ‘pothuajse ndërmjetësues’ më erdhi nga shtabi i përgjithshëm këtë mbrëmje. Një burrë i lartë KGB-së, i cili e përdor emrin Hendriks, po qëndron në këtë hotel. Ai e di që je këtu. Ai po të kërkon!

“E di.” -tha Bondi. “Hendriksi ka qenë këtu që më parë. Poashtu një njeri i quajtur Skaramanga. Meri, a të tha shtabi që kanë një përshkrim timin?”

“Jo, ata nuk kanë. Ata thanë vetëm emrin tënd, Agjenti sekret Xhejms Bond.”

“Falemnderit, Meri. Tani unë duhet të të largoj që këtu. Mos u merakos për mua, thjesht thuaji shtabit që më dhe mesazhin, në rregull?”

“Në rregull, Xhejms”. Meri Gudnajt u ngrit dhe e shikoi në sy. “Të lutem ke kujdes, Xhejms.”

“Sigurisht, sigurisht.” Bondi fiku dushin dhe hapi derën e banjos. “Tani, eja!”

Papritur një zë erdhi nga errësira e dhomës. “Kjo nuk është dita juaj me fat, zotëri Bond. Ejani të dy këtu the ngritini duart lart!”

Skaramanga shkoi tek dera dhe fiku dritat. Revolja e tij e artë ishte drejtuar në Xhejms Bondin.