Marrakeshi i Marokut duket si një skenë filmi të Hollivudit. Është një qytet antik, me ndërtesa ngjyrë rëre dhe me palma në mes të shkretëtirës.
Në qendër gjendet sheshi kryesor, Jemma el Fna. Këtu ju mund të shihni gjarpërinjë që vallëzojnë dhe mund të pini kafe Marokene. Por prapa shehit është zemra e vërtetë e qytetit. Ky është Soku (fjala arabe që do të thotë TREG). Qindra dyqane të vogla dhe tezga janë të hapura nga mëngjesi deri në kohën e drekës dhe përsëri në mbrëmje. Soku, me rrugët e tij të ngushta e të ngarkuara është i ndarë në shumë soqe më të vogla. Aty janë soqet e erëzave, soku i zhurmshëm i mishit, soku i ngjyrshëm i rrobave, soku i arit dhe argjendit, dhe shumë të tjerë.

Më në fund, aty është soku i qilimave. Këtu, qindra qilima e sixhade marokene të punuara me dorë mbulojnë trotuaret. Asnjë sixhade nuk është e njëjtë me tjetrën. Në dyqanin e zotëri Jusuf, ai ju fton të uleni midis qilimave të bukur. Një çajnik ngjyrë argjendi arrin me gota të vogla dhe zotëri Jusufi flet për sixhadet e ndryshme, ndërkohë që asistentët e tij i rokullisin ato një nga një. Dy orë më vonë, pas shumë gotave me çaj minti dhe shumë ujdive, ju më në fund zgjedhni sixhaden tuaj dhe largoheni shumë më i varfër. Pastaj është koha për t’u kthyer në sheshin kryesor për të parë gjarpërinjtë dhe për të numëruar paratë.