Krahas shembujve që dalin nga Bibla dhe tekstet e shenjta, vepra e Aligerit, dhe veçanërisht Komedia Hyjnore është një shembull i shkëlqyer i përdorimit të alegorisë së figurë, si diskurs ose tip ligjërimi dhe si stil letrar. Vetë mënyra e përdorimit të figurës së alegorisë në tekstet e Aligerit, bën të qarta tiparet themelore të diskursit alegorik. Komedia hyjnore pothuajse e tëra është ndërtuar mbi alegorinë.

 

Prirje të përdorimit të diskursit alegorik, Dante kishte dëshmuar qysh në krijimet e tij të para, te vëllimi poetik Rima.
Duke analizuar vargun e parë të poemës dhe vargjet 112-114 të këngës XXI të Ferrit, mund të kuptojmë vitin, në të cilin Dante vë ngjarjen në poemë. Udhëtimi fillon më 1300, të premten e madhe, dhe vazhdon në shtatë ditët e fundit. Dante zgjodhi këtë vit meqë ai është vendimtar për të, për Firencën dhe për tërë botën. Këtë vit, ai bëhet i parë (udhëheqës), gjë që bëhet shkak i ekzilit të tij. Në Firejnë, po këtë vit trazirat e atjeshme në mes të bardhëve dhe të zijnve bëhen të përgjakshme; për botën është viti i jubileut të parë të Papa Bonifiacos VIII, që është një thirrje universale për një moral, ashtu sikurse Komedia hyjnore është një përfaqësim artistik i të rrëfyerit të çdo njeriu.
Relacioni alegorik i tekstit të Dantes ngrihet nëpërmjet një aludimi shumë të drejtpërdrejtë të tij në aktualitetin e kohës së vet. Nëpërmjet fytyrave që shihen te Ferri mund të kuptohet se i tërë ferri është aq jetësor; atje Danteja politikanët dhe klerikët e kohës, ata që e detyruan të mërgojë dhe të vdiste pa e parë edhe një herë me sy vendlindjen e tij, Firencën aq të shtrenjtë për të. Pra, përveç dimensionit të alegorisë biblike, teksti poetik i Dantes alegorizon fuqishëm kohën e tij, historinë dhe politikën. Prandaj, dhe në Ferr, Dante i dënoi keq kundërshtarët e tij, duke mos iu lënë derë shpëtimi.
Dhe vetë udhëtimi i poetit për në botën tjetër është një lloj alegorie biblike (shpirti vjen nga Zoti dhe kthehet tek ai), tërë brendia e tekstit, me personazhet, përshkrimet e situatat, që bën të kuptosh se autori ndërton një alegori historike, një relacion poetik me kohën dhe njerëzit e jetës së tij.
Vetë struktura e saktë e Komedisë simbolizon harmoninë që mbretëron në botën e përtejme dhe rregullin që ekziston në gjithësi, në kontrast me tokën ku mbizotëron çrregullimi, mungesa e tolerancës dhe ligjin e bën rastësia. Kështu mbi kuptimin e dukshëm idealist e fetar dalin shenjat e para të mendimit humanist për të vërtetën, virtytin, idealin shoqëror të epokës së Rilindjes që po vinte. Prandaj Komedia Hyjnore mbetet një vepër universale për të gjitha kohërat.