Leo Benediktus ka shpenzuar muaj duke intervistuar komunitetet imigrante, që i japin Londrës gjallërinë dhe të rëndësishmen, ushqimin e saj.

Nju Jorku dhe Toronto mund të mendojnë se janë më kozmopolitanë, por Londra në shekullin XXI sigurisht që është qyteti me diversitetin më të madh. Kjo është një prej arsyeve që është zgjedhur nikoqire e Lojërave Olimpike të 2012-tës. Në Londër fliten më shumë se 300 gjuhë dhe ekzistojnë  50 nacionalitete me popullsi prej më shumë se 10’000 njerëz.

Pse ndodh kjo? Së pari, Londra është vend bisnesi. Londinezët kanë më së paku pushime vjetore në Europë dhe orët e punës më të gjata. Njerëzit vijnë për punë dhe për para. Por kjo nuk është arsyeja pse qëndrojnë. Gjuha është një arsye. Englishtja e rrjedhshme është dhuratë e madhe për fëmijët e tyre. Një arsye tjetër befasuese është karakteri i Londinezëve. Ata nuk janë aq të shoqërueshëm sa janë nacionalitetet e tjera. Por kjo ka edhe anën pozitive – njerëzit të lënë të qetë dhe ti je i lirë të jetosh jetën tënde. Në fund, arsyeja më e shijshme është ushqimi. Ju mund të hani darkë në më shumë se 70 restaurante të nacionaliteteve të ndryshme në çdo mbrëmje. Entuziazmi i Londinezëve për ushqimin e huaj krijon mijëra vende pune për komunitete të reja.

Të gjithë Londinezët, të moshuar e të rinj, kanë parimet e tyre. Ata punojnë shumë, i duan fëmijët e tyre dhe largohen nga qendra e qytetit sa më shpejt që munden!

1. Posh Daddy nga Nigeria
Posh Daddy është menagjeri i “Big Choice Barber’s” në rrugën “Peckham High”. Është një sallon flokësh Indiano-Perëndimor dhe Afrikan. Këto dy komunitete nuk kanë kaluar gjithmonë mirë (nuk kanë pasur marrëdhënie të mira).
”Kur erdha këtu për herë të parë, ne thjesht donim të pranoheshim nga komuniteti Indiano-Perëndimor, por ata nuk ishin aq të shoqërueshëm.” –thotë ai. “Tani është më mirë. Në ditët e sotme shumica e vëllezërve të mi Indiano-Perëndimorë në sallon pëlqejnë ushqimin Afrikan, sikurse unë, supë me piper dhe kuku paka, që është pulë me kokos – shumë e nxehtë dhe me aromë.”

2. Stafi në kuzhinën e Asadal-it
“Ky restaurant ka qenë një pjesë e Koresë e sjellur në qytetin e madh anglez.” –thotë Jong-il Park, menagjeri i restaurantit Asadal në Nju Mejdën. Asadali është i njohur për kimchi-n e tij – speca të kripur e me erëza dhe perime. Babai i Jong-ilit e ka hapur restaurantin në vitin 1991 – restauranti i parë korean në qytet. Jong-ili ishte i vetmi korean në shkollën e tij. “Gjëja që vërejta më së shumti ishte se njerëzit m’i ngulnin sytë,” –thotë ai. “Tani këtu mund të shihni shumë koreanë.”

3. Stafi në furrën e bukës Jasar Halim
Jasar Halimi, një shitës ushqimesh dhe furrtar turk, është i njohur në mbarë Londrën. Është hapur në Green Lanes (Korsitë e Gjelbërta) në vitin 1981 nga z. Halimi, një qipriot turk. Në atë kohë, askush nuk shiste ushqim nga atdheu i tyre. Tani, dyqani është i njohur për bakllavën e saj, një tortë e ëmbël e bërë me arra dhe mjaltë. Dyqani është shumë i zënë dhe stafi që punon këtu – qipriotë turq dhe qipriotë grekë – duket se kalojnë shumë mirë me njëri-tjetrin. Në atdheun e tyre, në Qipro, ka ende probleme mes këtyre dy komuniteteve. Por në Londër, ata kalojnë shumë mirë si fqinjë.

4. Fansat e futbollit Portugez në Klubin e fansave të FC Porto-s në Stokuell
”Futbolli për ne është pasion,” –thotë Hoze Antonio Kosta, presidenti i klubit të fansave të Portës, që takohet në Stokuell. “Shumë njerëz vijnë për shoqërinë, – e dini, në një vend të huaj, ju ndiheni më rehat me njerëzit tuaj.”
Erik Santos, pronari i “Santos’ cafe” (kafenesë së Santosit) afër klubit, thotë: “Njerëzit vijnë për bakalhau-në e gruas sime – peshk i kripur, i bërë me patate dhe qepë. E shijshme!” Këtu gjendet një komunitet mjaft i madh që flet gjuhën portugeze, nga Portugalia, Brazili dhe Madeira, por ata nuk rrijnë gjithmonë bashkë. “Të gjithë shikojnë interesat e tyre.” Portugezët dhe Madeiransit, në veçanti, janë grupe shumë të ndara në Londër, sepse Madeira kërkon pavarësinë nga Portugalia.