Category: Ekologji


Ndotja e atmosferës


Ekzistojnë burime natyrore të gazeve ndotëse të ajrit. Këto përfshijnë vullkanet, zjarret e pyjeve, të cilat lirohen nga proceset anaerobike.

Ndotësit e ajrit mund të definohen si diçka e pranishme në atmosferë, si: pluhuri, gazi, era, tymi, avulli në përqendrime të dëmshme për jetën e njerëzve, botën bimore dhe shtazore.

Ndotësi mund të jetë i origjinës natyrore ose artificiale. Një numër i caktuar i ndotësve inorganikë të gaztë i shtohet atmosferës nga aktiviteti i njeriut. Ndotësit e gaztë inorganikë më të njohur janë: SO2,     H2S,     NOx(NO1 , NO2),  NH3CO, etj.

Gazet Sulfurore:

Sulfuri i gaztë emetohet në atmosferë në sasi të mëdha si: SO2  dhe   H2S .

SO2
është gaz i pangjyrë, helmues, i cili hetohet nga shija edhe në sasi shumë të

vogla.

H2S është gaz shumë helmues, me erë si të vezëve të prishura, të cilin mund t’a

hetojmë nga era edhe kur është në sasi të vogla.

Burimi më i madh i SOështë djegia e qymyrit, naftës: sepse këto dy komponente

përmajnë sasi të madhe të Sulfurit.

Advertisements

Me ndotje kuptojmë ndryshimin kualitativ dhe kuantitativ të veçorive fizike, kimike dhe biologjike të komponentëve kryesorë (siç janë: ajri, uji, toka) të ambientit jetësor, ndryshim i cili sjell drejt çregullimit të Ekosistemit (Oikos – Vendbanim).

Faktorët e ndotjes:

Tre faktorë themelorë kanë kontribuar në ndotjen me të shpejtë të ambientit jetësor:

  1. Shkalla gjithnjë e më e madhe e përfshirjes së begative natyrore në prodhimtarinë industriale dhe prodhimin gjithnjë e më i madh i komponimeve të ndryshme kimike.
  2. Rritja e shpejtë dhe e pakontrolluar e popullacionit të njeriut, sidomos atij urban.
  3. Përdorimi gjithnjë e më i madh i materieve sintetike, të cilat nuk mund të zbërthehen përmes rrugëve biologjike.

Klasifikimi i ndotësve:

Sipas natyrës, ndotësit mund të jenë kimikë dhe fizikë.
Ndotësit kimikë ndahen në Ndotës Inorganikë dhe Ndotës Organikë.

Ndotësit Fizikë ndahen në Ndotës të lëngët, Ndotës të ngurtë dhe Ndotës të gaztë.

Efektet e ndotjes:

Deri më tani janë regjistruar efekte të shumta të ndotjes së ambientit jetëros, duke filluar prej atyre globale, që kanë të bëjnë me ndryshimet klimatike, degradimin e llojeve të ndryshme në ekosostem, etj. Ndotësit e llojllojshëm të ambientit jetësor shkaktojnë te njeriu pos sëmundjeve akude (Sëmundje që zhvillohen vrullshëm) dhe kronike (Sëmundje të gjata, që zhvillohen ngadalë), edhe ndryshime në strukturën dhe funksionimin e materialit gjenetik, domethënë efektet gjenetikë të ndotjes shprehen edhe te pasardhësit.