Category: Latinisht


Declinatio Prima-Pluralis


Lakimi i parë në shumës merr këto mbaresa:

 

Nominativus -ae Puellae
Genetivus -arum Puellarum
Dativus -is Puellaris
Accusativus -as Puellas
Vocativus -ae Puellae
Ablantivus -is Puellis

Disa emra të gjinisë mashkullore hyjnë në këtë lakim dhe lajohen njëjtë si ata femërorë. P.sh: nauta, poeta, agricola:

Nominativus nautae
Genetivus nautarum
Dativus nautis
Accusativus nautas
Vocativus nautae
Ablantivus nautis

Emrat filia, dea, animaDativus dhe Ablantivus marrin mbaresën –abus në vend të mbaresës –is, për t’u dalluar nga gjinia mashkullore:

Nominativus deae
Genetivus dearum
Dativus deabus
Accusativus deas
Vocativus deae
Ablantivus deabus

Alfabeti Latin


Alfabeti latin ka 24 shkronja:

A, B, C, D, E, F, G, H, I, K, L, M, N, O, P, Q, R, S, T, U, V, X, Y, Z.

Shkronja C para një zanoreje shqiptohet si “K”.
Shkronja Q shqiptohet si “Ku”.
Shkronja X shqiptohet si “Es”.

Disa shkronja, kur bashkohen me njëra-tjetrën, japin një shqiptim tjetër në fjalë:
     Ph = F (
Philosophus )
     Ch =
H ( Pulcher, Pulchra  -  I bukur, E bukur)

Vetëm shkronjat Y dhe Z, gjatë shqiptimit të tyre në fjalë apo fjali, nuk ndryshojnë. Si gramatika e gjuhës shqipe, ashtu dhe ajo latine ka pjesët e ligjëratës:
Substantiva, Adjectiva, Pronomia, Verba, Adverbia.

Gjatë lakimit të një emri apo mbiemri, ata kalojnë nëpër këto rasa: Nominativus, Genetivus, Dativus, Accusativus, Vocativus, dhe Ablantivus.

Kur lakojmë apo zgjedhojmë, kalojmë nëpër dy numra: singularis dhe pluralis.

Theksi nuk është i njëjtë si në gjuhën shqipe, ai bie në rrokjen e parë, duke bërë përjashtime.


Në lakimin e parë hyjnë emrat e gjinisë femërore, tema e të cilave mbaron me –a. P.sh. Aquila.
Në lakimin e dytë hyjnë emrat e gjinisë mashkullore, që mbarojnë me –o dhe marrin mbaresën –us, –er, um.
Në lakimin e tretë hyjnë emrat që mbarojnë me bashkëtingllore, ose me zanoren –i.
Në lakimin e katërt hyjnë emrat që përfundojnë me –u;             dhe
Në lakimin e pestë hyjnë emrat që përfundojnë me –e.

Lakimi i parë në njëjës, duke kaluar nëpër rasa, merr këto mbaresa:
Nominativus: –a
Genetivus:      -ae
Dativus:          -ae
Accusativus:  -am
Vocativus:       -a
Ablantivus:     -a

P.sh: “domina”
Nominativus:     domina
Genetivus:          dominae
Dativus:              dominae
Accusativus:      dominam
Vocativus:          domina
Ablantivus:        domina