Latest Entries »


Gjykimi ˥p (lexo: “Jo p”) quhet negacion i gjykimit p, dhe simbolikisht shënohet “˥p”. Për shembull:

  p: Numri 3 është numër i përbërë.
˥p: Numri 3 nuk është numër i përbërë.

p: Diagonalet e paralelogramit në pikëprerje përgjysmohen.

q: Diagonalet e katrorit janë të barabarta.

˥p Λ q: Diagonalet e paralelogramit më pikëprerje nuk përgjysmohen, dhe 
           Diagonalet e katrorit janë të barabarta.

p V (q Λ r) =  (p V q) Λ (p V r)

Shembulli 1: Janë dhënë gjykimet:

p: Besa është e sëmurë.
q: Agimi e bleu librin.   -Shprehni me fjalë gjykimet e dhëna: a)  ˥p ;         b)  ˥q ; 
c) p Λ ˥q ;             d) ˥p Λ ˥q

˥p: Besa nuk është e sëmurë.


˥q: Agimi nuk e bleu librin.


p Λ ˥q: Besa është e sëmurë ose Agimi nuk e bleu librin.


˥p Λ ˥q: Besa nuk është e sëmurë dhe Agimi nuk e bleu librin.

Shembulli 2: Njehso: a) ˥ [ ┴ Λ ˥( ┬ V ┴)]
                                       
                                       b) Λ ˥ [ ┬ Λ ˥ (┬ V ┴)]

a)  ˥ [ ┴ Λ ˥( ┬ V ┴)]      =  ˥ (┴ Λ ˥ ┬ )    = ˥ (┴ Λ )  = ˥ ┬ =

b) ┬ Λ ˥ [ ┬ Λ ˥ (┬ V ┴)]      =    ┬ Ʌ ˥ (┬ Λ ˥ ┬)  =  ┬ Λ ˥ (┬ Λ ┴) 

                                                

      = ┬ Λ ˥   = ┬ Λ ┬ = 

Shembulli 3: Për cilat vlera të variablit X nga bashkësia A = {1, 2, 3, 4, 5, 6, 7}  janë të sakta formulat?

a) ˥ (x > 4);      b) ˥ (x ≤ 4);     c) ˥ ( x = 1  V  x = 2)

a) x E {1, 2, 3, 4}

b) x E {4, 5, 6, 7}

c) x E {3, 4, 5, 6, 7}

Operacionet me Gjykime


Operacionet me gjykime përfshijnë veprimet:

dhe ( ˄ – konjuksion ),

ose ( ˅ – disjunksion),

jo    ( ˥ – implikacion).

Konjuksioni dhe disjunksioni

Konjuksioni i dy gjykimeve “p, q” quhet gjykimi p dhe q, që simbolikisht shënohet

p ˄ q   
(lexo:   “p konjuksion q”).

Për shembull:  p: Sot është ditë e mërkurë dhe
                           
q: Sot është ditë me diell.

p ˄ q:  Sot është ditë e mërkurë dhe Sot është ditë me diell.

p q

p ˄ q

Tabela e konjuksionit
Disjunksion të gjykimeve p, q e quajmë gjykimin p ose q, që simbolikisht shënohet ( p ˅ q). Disjunksioni i gjykimeve p ˅ q është i saktë atëherë kur njëri nga gjykimet është i saktë.
p q p ˅ q
Tabela e disjunksionit
Shembulli 1: Ndërtoni formulat logjike që u përgjigjen qarqeve elektrike:
Math
 
 
 
Shembulli 2: Shëno formulat që u përgjigjen skemave (trupave të degëzuar):
Math 2

Gjykimet


Koncepti i fjalisë është koncept themelor në logjikën matematike. Me anë të fjalisë pohojmë ose deklarojmë diçka. P.sh:

“Deti Adriatik ndodhet në Azi.”

“Zogu fluturon.”

“Lepenci derdhet në Vardar.”

“Europa është shtet.”          ; etj.

Siç shohim, disa nga fjalitë janë të sakta, e disa të pasakta.
     Fjalitë që janë të sakta, quhen pohime.
         Gjykimet shënohen me shkronja të vogla të alfabetit (p, q, r, etj.)

Vlerat e saktë ( T ) dhe e pasaktë ( ┴ ) quhen vlera të saktësisë së gjykimeve.

P.sh:  p: Peshku jeton në mal. ( ┴ )

            q: Prishtina është kryeqytet i Kosovës. ( T )

Fjalitë, të cilave nuk mund t’iu konstatohet saktësia ose pasaktësia e tyre, nuk janë gjykime.

P.sh: A shkojmë në shkollë? ;    Sa është ora? ;    Trekëndëshi vallëzon.        -nuk janë gjykime.

Gjykimet e shënuara më lart, si:

“Peshku jeton në mal.” ;   “Prishtina është kryeqytet i Kosovës.” ;   “Deti Adriatik ndodhet në Azi.”        -janë gjykime elementare, ndërsa:

Sot është e enjte dhe është ditë me diell". ;
”Nesër do të jetë ditë e enjte dhe data 15.” ;    etj.   
-janë gjykime joelementare ose gjykime të përbëra.


Lakimi i parë në shumës merr këto mbaresa:

 

Nominativus -ae Puellae
Genetivus -arum Puellarum
Dativus -is Puellaris
Accusativus -as Puellas
Vocativus -ae Puellae
Ablantivus -is Puellis

Disa emra të gjinisë mashkullore hyjnë në këtë lakim dhe lajohen njëjtë si ata femërorë. P.sh: nauta, poeta, agricola:

Nominativus nautae
Genetivus nautarum
Dativus nautis
Accusativus nautas
Vocativus nautae
Ablantivus nautis

Emrat filia, dea, animaDativus dhe Ablantivus marrin mbaresën –abus në vend të mbaresës –is, për t’u dalluar nga gjinia mashkullore:

Nominativus deae
Genetivus dearum
Dativus deabus
Accusativus deas
Vocativus deae
Ablantivus deabus

Ndotja e atmosferës


Ekzistojnë burime natyrore të gazeve ndotëse të ajrit. Këto përfshijnë vullkanet, zjarret e pyjeve, të cilat lirohen nga proceset anaerobike.

Ndotësit e ajrit mund të definohen si diçka e pranishme në atmosferë, si: pluhuri, gazi, era, tymi, avulli në përqendrime të dëmshme për jetën e njerëzve, botën bimore dhe shtazore.

Ndotësi mund të jetë i origjinës natyrore ose artificiale. Një numër i caktuar i ndotësve inorganikë të gaztë i shtohet atmosferës nga aktiviteti i njeriut. Ndotësit e gaztë inorganikë më të njohur janë: SO2,     H2S,     NOx(NO1 , NO2),  NH3CO, etj.

Gazet Sulfurore:

Sulfuri i gaztë emetohet në atmosferë në sasi të mëdha si: SO2  dhe   H2S .

SO2
është gaz i pangjyrë, helmues, i cili hetohet nga shija edhe në sasi shumë të

vogla.

H2S është gaz shumë helmues, me erë si të vezëve të prishura, të cilin mund t’a

hetojmë nga era edhe kur është në sasi të vogla.

Burimi më i madh i SOështë djegia e qymyrit, naftës: sepse këto dy komponente

përmajnë sasi të madhe të Sulfurit.


Me ndotje kuptojmë ndryshimin kualitativ dhe kuantitativ të veçorive fizike, kimike dhe biologjike të komponentëve kryesorë (siç janë: ajri, uji, toka) të ambientit jetësor, ndryshim i cili sjell drejt çregullimit të Ekosistemit (Oikos – Vendbanim).

Faktorët e ndotjes:

Tre faktorë themelorë kanë kontribuar në ndotjen me të shpejtë të ambientit jetësor:

  1. Shkalla gjithnjë e më e madhe e përfshirjes së begative natyrore në prodhimtarinë industriale dhe prodhimin gjithnjë e më i madh i komponimeve të ndryshme kimike.
  2. Rritja e shpejtë dhe e pakontrolluar e popullacionit të njeriut, sidomos atij urban.
  3. Përdorimi gjithnjë e më i madh i materieve sintetike, të cilat nuk mund të zbërthehen përmes rrugëve biologjike.

Klasifikimi i ndotësve:

Sipas natyrës, ndotësit mund të jenë kimikë dhe fizikë.
Ndotësit kimikë ndahen në Ndotës Inorganikë dhe Ndotës Organikë.

Ndotësit Fizikë ndahen në Ndotës të lëngët, Ndotës të ngurtë dhe Ndotës të gaztë.

Efektet e ndotjes:

Deri më tani janë regjistruar efekte të shumta të ndotjes së ambientit jetëros, duke filluar prej atyre globale, që kanë të bëjnë me ndryshimet klimatike, degradimin e llojeve të ndryshme në ekosostem, etj. Ndotësit e llojllojshëm të ambientit jetësor shkaktojnë te njeriu pos sëmundjeve akude (Sëmundje që zhvillohen vrullshëm) dhe kronike (Sëmundje të gjata, që zhvillohen ngadalë), edhe ndryshime në strukturën dhe funksionimin e materialit gjenetik, domethënë efektet gjenetikë të ndotjes shprehen edhe te pasardhësit.

Alfabeti Latin


Alfabeti latin ka 24 shkronja:

A, B, C, D, E, F, G, H, I, K, L, M, N, O, P, Q, R, S, T, U, V, X, Y, Z.

Shkronja C para një zanoreje shqiptohet si “K”.
Shkronja Q shqiptohet si “Ku”.
Shkronja X shqiptohet si “Es”.

Disa shkronja, kur bashkohen me njëra-tjetrën, japin një shqiptim tjetër në fjalë:
     Ph = F (
Philosophus )
     Ch =
H ( Pulcher, Pulchra  -  I bukur, E bukur)

Vetëm shkronjat Y dhe Z, gjatë shqiptimit të tyre në fjalë apo fjali, nuk ndryshojnë. Si gramatika e gjuhës shqipe, ashtu dhe ajo latine ka pjesët e ligjëratës:
Substantiva, Adjectiva, Pronomia, Verba, Adverbia.

Gjatë lakimit të një emri apo mbiemri, ata kalojnë nëpër këto rasa: Nominativus, Genetivus, Dativus, Accusativus, Vocativus, dhe Ablantivus.

Kur lakojmë apo zgjedhojmë, kalojmë nëpër dy numra: singularis dhe pluralis.

Theksi nuk është i njëjtë si në gjuhën shqipe, ai bie në rrokjen e parë, duke bërë përjashtime.


Gjatë luftërave dhe pushtimeve të Napoleon Bonapartës, u bënë ndryshime të mëdha territoriale në Europë. Kongresi i Vjenës u mblodh në shtator 1814, kundër Napoleon Bonapartit, për t’i zgjidhur problemet e krijuara nga periutha 20-vjeçare e pushtimit të tij.

Në shtator 1815, fuqitë Europiane firmosën një marrëveshje të quajtur “Aleanca e Shenjtë”. Kjo aleancë ishte një pakt bashkëpunimi ndërmjet sheteve Europiane.

Në vitet 1820-1823, “Aleanca e Shenjtë” ndërhyri për të shtypur me dhunë lëvizjet revolucionare në Spanjë dhe në Itali. Pas rënies së Napoleon Bonapartës, shtetet më të fuqishme ishin: Anglia, Prusia, Rusia dhe Austria.

Tentimet e Kongresit të Vjenës:

  1. Të çrrënjoseshin idetë liberale
  2. Të riktheheshin familjet e vjetra mbretërore në fronet e tyre
  3. Të rindahej bota dhe fuqitë fituese të kishin përfitime sa më të mëdha
  4. Të vendosej një paqe e qëndrueshme.

Në lakimin e parë hyjnë emrat e gjinisë femërore, tema e të cilave mbaron me –a. P.sh. Aquila.
Në lakimin e dytë hyjnë emrat e gjinisë mashkullore, që mbarojnë me –o dhe marrin mbaresën –us, –er, um.
Në lakimin e tretë hyjnë emrat që mbarojnë me bashkëtingllore, ose me zanoren –i.
Në lakimin e katërt hyjnë emrat që përfundojnë me –u;             dhe
Në lakimin e pestë hyjnë emrat që përfundojnë me –e.

Lakimi i parë në njëjës, duke kaluar nëpër rasa, merr këto mbaresa:
Nominativus: –a
Genetivus:      -ae
Dativus:          -ae
Accusativus:  -am
Vocativus:       -a
Ablantivus:     -a

P.sh: “domina”
Nominativus:     domina
Genetivus:          dominae
Dativus:              dominae
Accusativus:      dominam
Vocativus:          domina
Ablantivus:        domina


Actually, not all Ubuntus are faulty for failing on a laptop. After the currently newest version of Ubuntu – 11.04, it failed on my laptop. I did a research on the interhet, and found out that this newest version was failing in some other laptops, too. It was an Operating System bug. I decided to give Ubuntu another shot, so I went to the official website (http://ubuntu.com) and downloaded version 10.04 (not the newest, but the Long Term Support), and installed it on my laptop. It worked just great! And it is still working great! I had some trouble configuring the audio, because it only worked on headphones. I had to enter some commands to make the computer understand that I want to hear the music come from the damn speakers! (LOL I’m not being rude, I was just kidding.) 
Anyway, let’s move on. As everyone wants, I wanted to customize my Ubuntu, too. After searching on the internet, I read some articles about installing “gnome-shell 3”, which is currently the newest version of Gnome-Shell. I installed it too, but no: It didn’t work correctly, the screen lacked and windows didn’t display correctly. So, I am running Ubuntu WithOut the Gnome-Shell 3.
OK, so my final opinion about Ubuntu is that version 10.04 is very stable and works very fine. About version 11.04, before deciding to install it, make sure you TRY it if it works with the UBUNTU LIVE CD! If it doesn’t work (While installing or booting the Live CD, the screen goes black, and the computer doesn’t react. This means that version 11.04 will not be stable on your computer, so roll back to 10.04).
Thank you for your time!